Partnerët
Zyra e Pensioneve
Bashkëpunimi ynë me Zyrën e Pensioneve, të udhëhequr nga avokati Shani Asllani në Zvicër, përbën një partneritet të qëndrueshëm dhe të fuqishëm, i bazuar në besim, përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Si përfaqësues zyrtar për Kosovën, Bushati Law Office ka nderin të ofrojë mbështetje ligjore dhe asistencë të plotë për klientët që synojnë realizimin e të drejtave të tyre pensionale në Zvicër, Gjermani dhe Austri.
Ky bashkëpunim i ngushtë na mundëson të ofrojmë një shërbim gjithëpërfshirës, duke ndihmuar klientët në të gjitha fazat e procesit – nga këshillimi ligjor deri te përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit përkatës. Në këtë mënyrë, garantohet respektimi dhe realizimi efektiv i të drejtave të tyre në përputhje me ligjet dhe konventat ndërkombëtare në fuqi.
Ky partneritet i fuqishëm na mundëson të ofrojmë një zgjidhje ligjore të plotë dhe të sigurt për komunitetin tonë. Për më shumë informacion, ju ftojmë të njihni shërbimet tona dhe ato të Zyrës së Pensioneve përmes faqes zyrtare: www.zyraepensioneve.com

Jakova Construction
Jakova Construction është e përkushtuar të ndërtojë një pozicion udhëheqës në industrinë e ndërtimit, duke tejkaluar vazhdimisht pritshmëritë e klientëve tanë. Ne veprojmë me integritet të plotë, duke u udhëhequr nga parimet e ndershmërisë, drejtësisë dhe përsosmërisë profesionale. Përkushtimi ynë ndaj cilësisë reflektohet në çdo projekt që realizojmë, duke inkurajuar zhvillimin personal dhe profesional përmes punës së përkushtuar dhe rezultateve të dalluara.
Si pjesë e këtij angazhimi, Jakova Construction bashkëpunon ngushtë me Bushati Law Office për të ofruar mbështetje të plotë ligjore në çdo fazë të projekteve tona. Ky partneritet na mundëson të garantojmë siguri juridike, transparencë dhe përmbushje të plotë të standardeve ligjore për çdo klient.
Për më shumë informacion rreth projekteve dhe bashkëpunimeve tona, ju ftojmë të vizitoni webfaqen zyrtare: www.jakova.com

Letaj Home

Growup Advertising
Që nga viti 2020, kompania e marketingut digjital menaxhon fushata dhe strategji marketingu për mbi 50 kompani vendore dhe ndërkombëtare.
BUSHATI LAW OFFICE ka ofruar mbështetje juridike përmes përpilimit dhe rishikimit të kontratave të shitblerjes së shërbimeve të marketingut, duke siguruar përputhshmëri ligjore dhe mbrojtje të interesave të palëve.
