Letaj Home

Letaj Home, në kuadër të angazhimit për të ofruar një shërbim të plotë dhe të besueshëm për klientët e saj, ka krijuar një partneritet strategjik me Bushati Law Office – një zyrë ligjore me eksperiencë të thellë dhe reputacion të konsoliduar në fushën e pasurive të paluajtshme. Ky bashkëpunim synon të sigurojë mbështetje të gjithanshme ligjore, duke përfshirë këshillim profesional gjatë çdo etape të procesit të ndërtimit apo investimit, hartimin dhe rishikimin e kontratave, përgatitjen e dokumentacionit ligjor, trajtimin e çështjeve hipotekore si dhe regjistrimin e pronësisë. Falë kësaj ndërthurjeje mes ekspertizës ndërtimore dhe asaj juridike, Letaj Home garanton zhvillimin e çdo projekti me standarde të larta cilësie dhe siguri të plotë ligjore, duke i ofruar klientit qetësi, transparencë dhe mbrojtje të interesave të tij në çdo hap të rrugëtimit drejt pronës së dëshiruar.
Për më shumë informacion rreth shërbimeve tona dhe bashkëpunimeve, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare: www.home.letaj-ks.com
This is an image that describes letaj home logo

Jakova Construction

Jakova Construction është e përkushtuar të ndërtojë një pozicion udhëheqës në industrinë e ndërtimit, duke tejkaluar vazhdimisht pritshmëritë e klientëve tanë. Ne veprojmë me integritet të plotë, duke u udhëhequr nga parimet e ndershmërisë, drejtësisë dhe përsosmërisë profesionale. Përkushtimi ynë ndaj cilësisë reflektohet në çdo projekt që realizojmë, duke inkurajuar zhvillimin personal dhe profesional përmes punës së përkushtuar dhe rezultateve të dalluara.

Si pjesë e këtij angazhimi, Jakova Construction bashkëpunon ngushtë me Bushati Law Office për të ofruar mbështetje të plotë ligjore në çdo fazë të projekteve tona. Ky partneritet na mundëson të garantojmë siguri juridike, transparencë dhe përmbushje të plotë të standardeve ligjore për çdo klient.

Për më shumë informacion rreth projekteve dhe bashkëpunimeve tona, ju ftojmë të vizitoni webfaqen zyrtare: www.jakova.com

This is an image that describes Jakova Construction logo

Zyra e Pensioneve

Bashkëpunimi ynë me Zyrën e Pensioneve, të udhëhequr nga avokati Shani Asllani në Zvicër, përbën një partneritet të qëndrueshëm dhe të fuqishëm, i bazuar në besim, përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Si përfaqësues zyrtar për Kosovën, Bushati Law Office ka nderin të ofrojë mbështetje ligjore dhe asistencë të plotë për klientët që synojnë realizimin e të drejtave të tyre pensionale në Zvicër, Gjermani dhe Austri.

Ky bashkëpunim i ngushtë na mundëson të ofrojmë një shërbim gjithëpërfshirës, duke ndihmuar klientët në të gjitha fazat e procesit – nga këshillimi ligjor deri te përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit përkatës. Në këtë mënyrë, garantohet respektimi dhe realizimi efektiv i të drejtave të tyre në përputhje me ligjet dhe konventat ndërkombëtare në fuqi.

Jemi krenarë për këtë bashkëpunim të frytshëm me Zyrën e Pensioneve dhe avokatin Shani Asllani, i cili drejton zyrën në adresën:

Asllani – Law Office
Marktgasse 28
8401 Winterthur
Switzerland.
 
Ky partneritet i fuqishëm na mundëson të ofrojmë një zgjidhje ligjore të plotë dhe të sigurt për komunitetin tonë. Për më shumë informacion, ju ftojmë të njihni shërbimet tona dhe ato të Zyrës së Pensioneve përmes faqes zyrtare: www.zyraepensioneve.com.
This is an image that describes zyra e pensioneve logo

Growup Advertising

Kompania e marketingut digjital, qe nga viti 2020 udheheq dhe menaxhon marketingut per mbi 50 kompani vendore dhe nderkombetare.

Nderka BUSHATI LAW OFFICE ka kontribuar ne perpilimin e kontratave te shitblerjes se sherbimeve te marketingu

This is an image that describes growup advertising logo
  • +0

    Vite përvojë juridike

  • +0

    Klient të lumtur

  • +0

    Raste të suksesëshme