Shërbimet
E drejta Penale
- Mbrojtje në rast arrestimi apo akuze
- Përfaqësim për viktimat e veprave penale
- Apelim i vendimeve penale
- Këshillim për çështje të ndërlikuara penale

Të akuzohesh për një vepër penale është një nga përvojat më të vështira në jetë. Ne, në Bushati Law Office, ofrojmë mbrojtje profesionale dhe të palëkundur për klientët tanë në të gjitha fazat e procedurës penale – nga hetimi e deri në gjykim. Pavarësisht nëse jeni i akuzuar apo viktimë e një vepre penale, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar ta mbroni të drejtën tuaj dhe të sigurojmë drejtësi.
Çfarë ofrojmë në të drejtën penale?
1.Mbrojtje në rast arrestimi apo akuze
- Konsulencë menjëherë pas ndalimit
- Prezencë gjatë marrjes në pyetje nga policia
- Mbrojtje në hetime dhe para gjykatës
2.Përfaqësim për viktimat e veprave penale
- Parashtrim i kallëzimeve penale
- Kërkesa për kompensim
- Mbrojtje nga dhuna dhe frika
3.Apelim i vendimeve penale
- Ankesë ndaj vendimeve të padrejta
- Rishikim i dënimeve të rënda ose i shkeljeve në proces
4.Këshillim për çështje të ndërlikuara penale
- Vepra të rënda si krimet kundër jetës
- Vepra ekonomike apo korrupsion
- Trafikim, armëmbajtje, dhunë në familje
E drejta Civile
- Zgjidhje mosmarrëveshjesh për pronësi
- Kontrata dhe marrëveshje ligjore
- Borxhe dhe detyrime civile
- Dëmshpërblime
- Çështje të së drejtës familjare

Keni një çështje civile që kërkon zgjidhje?
Na kontaktoni dhe do ta analizojmë rastin tuaj pa obligime.
Në jetën e përditshme, shpesh hasim situata kur të drejtat tona cenohen – qoftë në marrëveshje biznesi, në çështje prone, borxhe apo dëmshpërblime. Ne, në Bushati Law Office, ofrojmë përfaqësim të plotë dhe zgjidhje efikase për të gjitha çështjet civile. Qasja jonë është profesionale, transparente dhe gjithmonë në interes të klientit.
Çfarë ofrojmë në të drejtën civile?
1.Zgjidhje mosmarrëveshjesh për pronësi
- Konteste për kufijtë e pronës
- Legalizim prone dhe trashëgimi
- Udhëheqje në proceset gjyqësore për pronën
2.Kontrata dhe marrëveshje ligjore
- Hartim dhe shqyrtim i kontratave (shitblerje, qira, borxhe)
- Anulim ose prishje e kontratave që janë shkelur
3.Borxhe dhe detyrime civile
- Procedura gjyqësore për kthimin e borxhit
- Përfaqësim në raste ku jeni paditur padrejtësisht
4.Dëmshpërblime
- Kërkesë për kompensim pas aksidenteve ose dëmeve material
- Çështje për përgjegjësi kontraktore dhe jashtëkontraktore
5.Çështje të së drejtës familjare
- Zgjidhje martese (divorc), ndarje pasurie
- Ushqim për fëmijë dhe kujdestari
Përfaqësimi Gjyqësore
-
Gjygje penale
-
Gjygje civile
-
Gjygje familjare
-
Përfaqësim para institucioneve administrative

Keni një rast gjyqësor dhe kërkoni përfaqësim të fuqishëm?
Na kontaktoni dhe le të fillojmë me këshillimin tuaj fillestar.
Procesi gjyqësor mund të jetë i ndërlikuar dhe stresues, por me përfaqësim të duhur ligjor, e drejta juaj është më e mbrojtur. Në Bushati Law Office, ne përfaqësojmë klientët tanë me profesionalizëm në të gjitha instancat gjyqësore – qoftë si paditës, të paditur, të akuzuar apo viktima. Çdo rast trajtohet me seriozitet, përgatitje të plotë dhe përkushtim maksimal për suksesin e klientit.
Çfarë përfaqësimesh ofrojmë?
1.Gjyqe penale
- Mbrojtje për persona të akuzuar për vepra penale
- Përfaqësim të viktimave që kërkojnë drejtësi apo kompensim
- Ankesë dhe apel ndaj vendimeve të padrejta
2.Gjyqe civile
- Konteste për pronë, borxhe, dëmshpërblime dhe kontrata
- Zgjidhje të mosmarrëveshjeve ndërmjet individëve apo kompanive
- Hartim i padive dhe përfaqësim në të gjitha seancat
3.Gjyqe familjare
– Procedura për divorc, kujdestari, ndarje pasurie
– Mbështetje për kërkesa për ushqim për fëmijë ose marrëveshje prindërore
4.Përfaqësim para institucioneve administrative
– Ankesa ndaj vendimeve të institucioneve shtetërore
– Përfaqësim në procedura për të drejtat e pensioneve, lejeve apo certifikatave
Ceshtje Familjare
- Divorc / Zgjidhje martese
- Kujdestaria e fëmijëve
- Ushqim për fëmijë
- Trashëgimi dhe ndarje pasurie
- Mbrojtje nga dhuna në familj

E drejta Komerciale
- Këshillim ligjor për ndërmarrje dhe biznese
- Kontrata tregtare
- Zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare
- Asistencë ligjore për investitorë dhe bashkëpunime
- Mbështetje në riorganizime apo mbyllje të bizneseve

E drejta Tatimore
- Këshillim mbi detyrimet tatimore
- Përfaqësim para ATK
- Zgjidhje të kontesteve tatimore
- Konsulencë për tatimet në transaksione të mëdha

Konteste te Punes
- Përfaqësim të punëtorëve
- Përfaqësim të punëdhënësve
- Këshillim mbi të drejtën e punës

E drejta Administrative
- Ankesa dhe paditë administrative
- Leje dhe licenca
- Procedura disiplinore dhe ndëshkime administrative

Ceshtjet e Pensioneve te jashtme
- Konsulencë dhe verifikim i të drejtave
- Përgatitje dhe dorëzim i aplikacionit
- Përfaqësim në rast të refuzimit apo vonesave
