Po kaloni një situatë familjare që kërkon ndihmë ligjore?
Na kontaktoni sot – le ta zgjidhim bashkë me profesionalizëm dhe kujdes.
Çështjet familjare shpesh janë të ndërlikuara emocionalisht dhe kërkojnë trajtim me kujdes, etikë dhe profesionalizëm. Në Bushati Law Office, ofrojmë mbështetje ligjore për të gjitha rastet që prekin jetën dhe të drejtat familjare të qytetarëve. Ne ju ndihmojmë të gjeni zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, gjithmonë duke mbrojtur interesin e klientit dhe, kur është e nevojshme, interesin e fëmijëve.
Çfarë përfshijnë shërbimet tona në të drejtën familjare?
- Divorc / Zgjidhje martese
– Me marrëveshje ose përmes gjykatës
– Ndarje e drejtë e pasurisë së përbashkët
– Mbështetje emocionale dhe ligjore në çdo hap - Kujdestaria e fëmijëve
– Përcaktimi i kujdestarisë pas ndarjes
– Marrëveshje për vizita dhe detyrime prindërore
– Mbrojtje ligjore për të mirën e fëmijës - Ushqim për fëmijë (Alimentacion)
– Kërkesa për caktim apo rishikim të shumës ushqimore
– Përfaqësim në rastet kur obligimet nuk respektohen - Trashëgimi dhe ndarje pasurie
– Hartim i marrëveshjeve të trashëgimisë
– Përfaqësim në ndarjen e pasurisë trashëguese apo të përbashkët
– Zgjidhje të kontesteve mes familjarëve - Mbrojtje nga dhuna në familje
– Kërkesë për urdhër mbrojtjeje
– Përfaqësim të viktimave në procedura gjyqësore