Keni punuar në Zvicër, Gjermani, Austri apo diku tjeter në Evropë dhe nuk jeni i sigurt për të drejtën tuaj në pension?
Na kontaktoni – Bushati Law Office në bashkëpunim të ngushtë me Asllani – Law Office me zyrë qendore në Zvicër ju ndihmojnë ta merrni atë që me të drejtë ju takon!
Shumë qytetarë nga Kosova kanë punuar ndër vite në shtete të ndryshme të Evropës apo më gjerë dhe kanë të drejtë të përfitojnë pensione ose kontribute të mbledhura në ato vende. Në Bushati Law Office, ofrojmë ndihmë ligjore të specializuar për qytetarët që kanë të drejtë në pensione të jashtme – nga aplikimi, dokumentacioni i nevojshëm, deri te përfaqësimi përballë institucioneve kompetente në Kosovë apo jashtë saj.
Shërbimet tona për çështjet e pensioneve përfshijnë:
1.Konsulencë dhe verifikim i të drejtave – Verifikojmë nëse plotësoni kushtet për pension nga një shtet tjetër – Analizë e dokumentacionit të punës dhe kontributeve të paguara jashtë
2.Përgatitje dhe dorëzim i aplikacionit – Mbledhja dhe përkthimi i dokumenteve të nevojshme – Plotësimi dhe dorëzimi korrekt i aplikacionit në institucionet përkatëse – Ndjekja e procedurave deri në vendimin përfundimtar
3.Përfaqësim në rast të refuzimit apo vonesave – Ankesa kundër refuzimeve të padrejta nga shtetet përkatëse – Komunikim dhe ndjekje e rasteve me Ministrinë e Punës, ambasadat dhe institucionet partnere – Zgjidhje e vonesave ose problemeve procedurale