E drejta Administrative

  • 0:0 min

  • 0 comments
  • 02 Jun 2025
  • Bushati Law

Jeni përballur me një vendim të padrejtë nga një institucion?  

Na kontaktoni – ju ndihmojmë të kërkoni drejtësinë administrative që ju takon me ligj.

Çdo vendim që merren nga institucionet shtetërore apo autoritetet publike duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe të respektojë të drejtat e qytetarëve. Në Bushati Law Office, ne ofrojmë përfaqësim dhe këshillim për individë dhe biznese në të gjitha çështjet që lidhen me të drejtën administrative. Nëse ndiheni të padrejtësuar nga një institucion publik, ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtën tuaj.

Shërbimet tona në të drejtën administrative përfshijnë:

1.Ankesa dhe paditë administrative – Kundërshtim i vendimeve të institucioneve publike – Hartim i ankesave në afat dhe ndjekje e procedurave ligjore – Përfaqësim në Gjykatën Themelore – Divizioni Administrativ

2.Leje dhe licenca – Ndihmë në aplikim për leje ndërtimi, licenca afariste, etj. – Përfaqësim në rast të refuzimit apo vonesave nga autoritetet – Verifikim i ligjshmërisë së vendimeve administrative

3.Procedura disiplinore dhe ndëshkime administrative – Mbrojtje në raste të gjobave ose sanksioneve të vendosura nga inspektorate – Përfaqësim në komisione disiplinore për nëpunës civilë apo sektorin publik – Këshillim ligjor për çdo veprim të administratës që prek të drejtat e klientit

Shpernaj në: