Të akuzohesh për një vepër penale është një nga përvojat më të vështira në jetë. Ne, në Bushati Law Office, ofrojmë mbrojtje profesionale dhe të palëkundur për klientët tanë në të gjitha fazat e procedurës penale – nga hetimi e deri në gjykim. Pavarësisht nëse jeni i akuzuar apo i dëmtuar në një vepër penale, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar ta mbroni të drejtën tuaj dhe të sigurojmë drejtësi.
Çfarë ofrojmë në të drejtën penale?
1.Mbrojtje në rast arrestimi apo akuze
- Konsulencë menjëherë pas ndalimit
- Prezencë gjatë marrjes në pyetje nga policia
- Mbrojtje në hetime dhe para gjykatës
2.Përfaqësimi për të dëmtuarit e veprave penale
- Parashtrim i kallëzimeve penale
- Kërkesa për kompensim
- Mbrojtje nga dhuna dhe frika
3.Apelim i vendimeve penale
- Ankesë ndaj vendimeve të padrejta
- Rishikim i dënimeve të rënda ose i shkeljeve në proces
4.Këshillim për çështje të ndërlikuara penale
- Vepra të rënda si krimet kundër jetës
- Vepra ekonomike apo korrupsion
- Trafikim, armëmbajtje, dhunë në familje