Keni kontest me punëtorin apo punëdhënësin?
Na kontaktoni – jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tuaja në vendin e punës.
Çdo punëtor apo punëdhënës ka të drejta dhe obligime të garantuara me ligj. Në Bushati Law Office, ne ofrojmë mbështetje profesionale për zgjidhjen e kontesteve të punës në mënyrë ligjore dhe të drejtë. Përfaqësojmë punëtorë dhe kompani në raste të konflikteve të punës, për të siguruar respektimin e kontratës, të drejtave sociale dhe dinjitetit në vendin e punës.
Çfarë përfshijnë shërbimet tona për konteste të punës?
1.Përfaqësim të punëtorëve
– Shkarkim i padrejtë nga puna
- Pagesa të papaguara (pagë, shtesa, pushime vjetore)
- Diskriminim apo ngacmim në vendin e punës
- Ndihmë në përfitimin e të drejtave nga kontrata e punës
2.Përfaqësim të punëdhënësve
– Zgjidhje të mosmarrëveshjeve me punonjësit
- Hartim i kontratave të punës dhe rregulloreve të brendshme
- Procedura ligjore për ndërprerjen e marrëdhënies së punës
- Mbrojtje në rast padie nga punonjës
3.Këshillim mbi të drejtën e punës
– Interpretim i kontratave dhe legjislacionit të punës
- Ndihmë në rast inspektimi nga Inspektorati i Punës
- Konsulencë për organizimin ligjor të marrëdhënieve të punës