Keni një rast gjyqësor dhe kërkoni përfaqësim të fuqishëm?
Na kontaktoni dhe le të fillojmë me këshillimin tuaj fillestar.
Procesi gjyqësor mund të jetë i ndërlikuar dhe stresues, por me përfaqësim të duhur ligjor, e drejta juaj është më e mbrojtur. Në Bushati Law Office, ne përfaqësojmë klientët tanë me profesionalizëm në të gjitha instancat gjyqësore – qoftë si paditës, të paditur, të akuzuar apo viktima. Çdo rast trajtohet me seriozitet, përgatitje të plotë dhe përkushtim maksimal për suksesin e klientit.
Çfarë përfaqësimesh ofrojmë?
1.Gjyqe penale
- Mbrojtje për persona të akuzuar për vepra penale
- Përfaqësim të viktimave që kërkojnë drejtësi apo kompensim
- Ankesë dhe apel ndaj vendimeve të padrejta
2.Gjyqe civile
- Konteste për pronë, borxhe, dëmshpërblime dhe kontrata
- Zgjidhje të mosmarrëveshjeve ndërmjet individëve apo kompanive
- Hartim i padive dhe përfaqësim në të gjitha seancat
3.Gjyqe familjare
– Procedura për divorc, kujdestari, ndarje pasurie
– Mbështetje për kërkesa për ushqim për fëmijë ose marrëveshje prindërore
4.Përfaqësim para institucioneve administrative
– Ankesa ndaj vendimeve të institucioneve shtetërore
– Përfaqësim në procedura për të drejtat e pensioneve, lejeve apo certifikatave